Agjencia Zhurnal.mk.

Vdes një emigrant në spitalin e Kumanovës

Kumanovë, 16 dhjetor – Një emigrant ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, i cili një javë më parë është gjetur pa ndjenja në rrugën “Nikolla Teslla” në qytet, kumtoi sot SPB Kumanovë.

“Sot në orën 08:25 në SPB Kumanovë është raportuar se në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës ka ndërruar jetë një emigrant, me identitet të panjohur. Më 9 dhjetor të këtij viti në rrugën “Nikolla Teslla” në Kumanovë ai është gjetur pa ndjenja dhe është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për mjekim të mëtejshëm”, kumtoi policia e Kumanovës.

Ekipi i SPB Kumanovë, po ndërmerr masa për përcaktimin e identitetit të personit të vdekur dhe ndriçimin e rastit.

Related posts

Një i mitur nga Kriva Pallanka ka sulmuar policët

Xh M

Digjen dy vetura në Shkup

Xh M

Arrestohet 36-vjeçari, sulmoi me armë një person në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy