Agjencia Zhurnal.mk.

Vdes i ushtari i fundit nga çlirimtarët e Aushvicit

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, ka vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Ai ka qenë 98 vjeç.

Me tanken e tij, Dushman ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, teksa forcat sovjetike janë nisur drejt Berlinit.

Nazistët kanë dëbuar rreth 1.3 milion persona në kompleksin në Aushvic në periudhën 1940-1945, sipas Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 1.1 milion prej tyre janë varë nga autoritetet e kampit.

Ndërkohë që forcat sovjetike i janë afruar Aushvicit, në janar të vitit 1945, nazistët kanë nisur të evakuojnë personat në kamp, duke shtyrë 60,000 të burgosur që të ikin.

Kur kanë arritur forcat sovjetike në kamp, aty kanë qenë rreth 7,000 të burgosur të sëmurë dhe gati duke vdekur.

Komuniteti i Hebrenjve në Mynih dhe Bavari, ka thënë të dielën se Dushman ka vdekur në një spital në Mynih të shtunën.

“Secili dëshmitar i historisë që vdes, është humbje, mirëpo t’i themi lamtumirë David Dushmanit është dhimbje e veçantë”, ka thënë Charlotte Knobloch, ish-udhëheqëse e Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!