Agjencia Zhurnal.mk.

Vdes fituesi i Nobelit për Paqe, Desmond Tutu

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu vdiq më 26 dhjetor njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

 

Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop.

Tutu ishte 90 vjeçar.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”.

Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.

Desmond Mpilo Tutu u lind më 7 tetor 1931 në Klerksdorp, qytezë kjo në perëndim të Johanesburgut dhe ishte mësues para se të bëhej prift.

Tutu ishte arrestuar në vitin 1980 për pjesëmarrje në protesta e më vonë edhe pasaporta e tij u konfiskua. Pas rikthimit të pasaportës e shfrytëzoi për të udhëtuar në SHBA dhe Evropë ku takoi zyrtarë të lartë shtetesh, presidentë e shumë të tjerë, në kërkim të ndihmës për kauzën e tij.

Related posts

Rritje me 19% e prodhimit të robotëve industrialë në vitin 2020

Z H

Kërkohet dëshmia e Trumpit dhe fëmijëve të tij pas “të dhënave” për mashtrime

D V

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More