Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e Sassiolit, Rama: Trishtim, la pas një boshllëk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ngushëlloi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke thënë se politikani italian la pas një boshllëk të ndjeshëm tek ata që patën nderin ta njihnin.

 

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte!”, shkroi Rama.

David Sassoli ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, pas një problemi me funksionimin e sistemit imunitar që kishte bërë të shtrohej në spital prej dy javësh.

Related posts

Delegacioni i BE-së në Shqipëri kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA-s

N E

“Zëri i Amerikës” i kujton Bashës precedentin me Tom Doshin: Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

D V

Dy të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More