Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar për Ekonomia Online se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë, e cila dyshohet se ka vdekur nga neglizhenca e e mjekëve në spitalin e Gjakovës.

Ai tha se ka kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm, “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale. Tha se pa i parë këto, nuk mund të jap më shumë detaje.

Vitia tha për EO se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Natyrisht, na ka prekur të gjithëve se një rast shumë i rënd dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me marrë vesh kam kërkuar menjëherë te drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katër vjeçare në të njëjtën kohë, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund. Për momentin natyrisht çka do që mund të them mund të gaboj sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore po edhe hetimet nga njësia hetuesisë dhe prokuroria nuk mund të përgjigjem nëse ka pas diçka në këtë drejtim”.

Related posts

Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Xh M

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

D V

Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë: Përulemi përjetësisht para veprës së heronjve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky