Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Alexei Navalny vuajti nga tortura të rënda para se të jepte frymën e fundit, pretendon një grup i të drejtave të njeriut, siç shkruan në artikullin e saj gazeta britanike Mirror.

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse vdiq pasi zyrtarët e burgut rus e torturuan atë në një burg siberian, thotë një grup i të drejtave të njeriut.

Po ashtu organizata po bën thirrje për një autopsi jashtë vendit.

Alexei Navalny pretendohet se i janë lidhur duart dhe këmbët e më pas është torturuar.

Organizata i bëri thirrje familjes së tij që të sigurohet që mostrat nga trupi i tij të ekzaminohen jashtë vendit.

Grupi gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së dhe BE- së që të mbështesin familjen të liderit të ndjerë të opozitës ruse duke ekspozuar këtë vrasje politike dhe për të rregulluar transferimin e trupit të tij jashtë vendit për një autopsi të plotë.

Related posts

Plenkoviq kandidat për kryetar të Komisionit Evropian

Xh M

Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi kurthin e borxhit

Xh M

Frika nga një fatkeqësi bërthamore në Zaporozhye: A është Europa gati për një skenar të tillë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky