Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet

Janë pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në një hotel në plazhin e Golemit. Ky vendim i prokurorisë së Durrësit vjen pasi Rusia nuk u është përgjigjur letërprorosive lidhur me hetimet për vdekjen e Sergei Burenkov, bashkëshortes, vajzës dhe dhëndrit të tij.

4 turistët rusë u gjetën pa jetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin ‘Gloria’ në Qerret në tetor të vitit 2021. Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore rusët ndërruan jetë nga asfiksia prej dioksidit të karbonit. Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel ‘Gloria’ në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë. 

Related posts

Miratohet marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe projekt-ligji për Zonat e Mbrojtura

Xh M

Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

Xh M

Protestat japin efekt, jo investimeve të huaja në Bundesligë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy