Agjencia Zhurnal.mk.

Vdekja e 22 vjeçares/ Ministri iranian ‘thumbon’ SHBA: Po derdhni lot krokodili, Mahsa ishte si vajza jonë

Ministri i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka njoftuar se ka nisur hetimi për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini.

 

Përmes një reagimi në Twitter ai ka thënë se të drejtat e njeriut në Iran kanë një vlerë të qënësishme duke thumbuar edhe kundërshtarët.

Më tej ai ka bërë një deklaratë kundrejt SHBA ku shkruan ‘Në vend që të derdhin lot krokodili, SHBA duhet t’i japë fund terrorizmit ekonomik”.

Reagimi i plotë:

U urdhërua një hetim për vdekjen tragjike të Mahsës, e cila, siç tha Presidenti, ishte njësoj si vajzat tona.

Për Iranin, të drejtat e njeriut kanë vlerë të qenësishme – ndryshe nga ata që e shohin atë një mjet kundër kundërshtarëve.

Në vend që të derdhin lot krokodili, SHBA duhet t’i japë fund #Economic Terrorism

22 vjeçarja Mahsa Amini ndërroi jetë tre ditësh në koma pasi u ndalua nga Policia e Moralitetit në Iran për shkelje të kodit të veshjes ndërsa dyshohet se ajo është dhunuar deri në vdekje.

Konkretisht vajza u akuzua se nuk kishte mbuluar flokët me shami siç në Iran është e detyrueshme me ligj.

Policia e mohoi dhunën duke thënë se vajza ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër.

Kjo ngjarje ka nxitur protesta të shumta në vend ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për vdekjen tragjike të të resë dhe të drejtat e grave në vend.

Nga përplasja e Policisë dhe protestuesve kanë ndërruar jetë 4 persona të tjerë.

Related posts

Moska akuzon Kievin për granatimin e një rajoni rus

Xh M

Kina paralajmëron “masa dramatike” nëse Tajvani provokon me pavarësi

D V

Uashingtoni do t’i bojkotojë takimet e G20 ku do të marrë pjesë Rusia

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More