Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me Covid

Shkup, 4 janar – Numri i rasteve të reja me kovid-19 është në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i vitit dhe në tri ditët e para të vitit janë regjistruar gjithsej 923 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1.328. dhe 15 të vdekur, me ç’rast që numri i rasteve aktive është vazhdimisht në rënie dhe arrin në 4817 persona.

 

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më 1 janar të këtij viti janë regjistruar 435 pacientë të rinj dhe 534 të shëruar, më 2 janar 246 të rinj dhe 547 të shëruar dhe më 3 janar 242 të rinj dhe 247 të shëruar.

Rreth 20 për qind e rasteve aktive të Kovid-19 janë regjistruar në tre ditët e fundit.

Sipas qyteteve, shumica ose më shumë se gjysma e të sapoinfektuarve në tri ditët e fundit janë në Shkup – 532, pasuar nga Manastiri me 58, Prilepi me 47 dhe Ohri me 40 të sapoinfektuar me KOVID-19.

Mbi gjysma e rasteve aktive ose 52 për qind janë në kryeqytet Shkup – 2.548, më pas vijon Manastiri – 349, Prilep – 321, Ohri – 247, Kavadari – 190 dhe Strumica me 146 raste aktive ose pothuajse 80 për qind e të gjitha rasteve aktive janë në këto gjashtë qytete.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.611.793 teste për kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid që nga fillimi i epidemisë është 225.972, numri i të shëruarve është 213.174 dhe numri i të vdekurve është 7.981. Janë 4817 raste aktive.

SHBA-ja ka miratuar vaksinë për fëmijët nga 12 vjet, India për fëmijët nga 15 vjet, ndërsa Izraeli dozën e katërt

Ndërkohë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka zgjeruar mandatin për përdorimin e menjëhershëm të një doze përforcuese të vaksinës Fajzer/Biontek kundër kovid-19 për të përfshirë fëmijët 12 vjeç e lart, ndërsa Izraeli ka miratuar një dozë katërt për më të moshuarit se 60 vjeç dhe personelin mjekësor.

India prej dje vaksinimin e fëmijëve të moshës prej 15 deri 18-vjeç në një përpjekje për të mbrojtur popullsinë më të madhe të adoleshentëve në botë, nga frika se varianti shumë ngjitës Omikron mund të shkaktojë një shpërthim të infeksioneve me kovid-19. Shkollat ​​private dhe publike do të dyfishojnë numrin e qendrave të vaksinimit për fëmijët, nd[rsa autoritetet e shkollave duhet t’u japin autoriteteve të dhënat e vaksinimit.

Australia, ndërkohë, ka konfirmuar një numër rekord të infeksioneve ditore me koronavirus, por autoritetet paralajmëruan se do të vazhdojnë të hapin ekonomitë e tyre. Në mbarë vendin, numri i të infektuarve të rinj ka qenë 37,150 në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Më shumë se 4,000 fluturime u anuluan dje në mbarë botën, më shumë se gjysma nga kompanitë amerikane, pjesërisht për shkak të motit të keq, por kryesisht për shkak të rritjes së infeksioneve me llojin Omikron të koronavirusit. Sipas FlightAware.com, dje janë anuluar 2400 fluturime për dhe nga SHBA-ja. Në mbarë botën, më shumë se 11,200 fluturime janë vonuar ose janë shtyrë. Ndër kompanitë me më shumë anulime janë SkyWest dhe SouthWest me 510 dhe 419 anulime

Related posts

Dita e fundit e paraqitjes për regjistrues rajonalë

Redaksia

Sot bëhet varrimi i disa prej viktimave të tragjedisë në Tetovë

N E

Takim joformal i ministrave për politikë sociale të BE-së dhe takim ministror me vendet e Ballkanit P.

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More