Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt

Inflacioni në Shqipëri u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë për më shumë se një dekadë.

 

Rritja e inflacionit u ndikuar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit, duke pasqyruar shtrenjtimin e ndjeshëm të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare, sipas të dhënave të publikuara sot nga instituti i statistikave INSTAT.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritë me 6.9 për qind në shkurt, duke vijuar tendencën e rritjes së shpejtë që po regjistron në muajt e fundit.

Një vit më parë, inflacioni i ushqimeve ishte vetëm 3.2 për qind, çka tregon qartë ritmet e larta të shtrenjtimit të këtyre produkteve.

Inflacioni i lartë në grupin e produkteve ushqimore përbën një goditje të rëndë për shtresat më të varfra të shoqërisë, ku ushqimet përbëjnë një pjesë shumë të madhe të shpenzimeve familjare. Shtrenjtimi me ritme të shpejta i energjisë dhe i karburanteve po ushtron presione gjithnjë e më të larta të kostove të prodhimit për bizneset, duke u reflektuar tek çmimet finale dhe duke gjeneruar presione inflacioniste shtesë.

Deri në fund të shkurtit, inflacioni ishte amortizuar pjesërisht nga pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit valutor. Por, pas luftës në Ukrainë, leku po pëson një nënçmim të shpejtë kundrejt euros. Zhvlerësimi i monedhës pritet të japë një efekt edhe më të madh në përcjelljen e inflacionit të importuar në ekonomi.

Related posts

Mblidhet sot Kuvendi/ Ervin Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm, Çuçi

Z.H

U vra dhe më pas u dogj, kush është shqiptari që u gjet i pajetë në bagazhin e ‘Range Rover’ në Itali

Xh M

Frika nga varianti Delta, Tritan Kalo mesazh të fortë qytetarëve: Vaksinohuni! Nuk e kemi fituar betejën me armikun e padukshëm!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More