Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon rezistenca në Azovstal/ Të evakuarit nga fabrika e celikut rrëfejnë tmerrin

Ushtarët e fundit vijojnë rezistencën në fabrikën e ccelikut Azovstal ndërsa qyteti port i Mariupol është kthyer në gërmadhën më të madhe të shekullit.

    “Nuk ka mbetur më asgjë për tu sulmuar, Mariupol është shkatërruar tërësisht. Aty nuk ka më asnjë ekzistencë, ata kanë vrarë ccdo jetë të mundshme. Ka mbetur vetëm një grup njerëzish në rrënojat e impiantit metalurgjik. ”

Sulmet e ushtrisë ruse kanë vijuar edhe gjatë procesit të evakuimit të koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq ndërsa ka ende njerëz që presin të evakuohen nga bunkerët e luftës së ftohtë.

    “Bashkë me mua ishin 30 të rritur dhe 10 fëmijë, më i vogli ishte vetëm 18 muaj. U fshehëm në bunkerë që ti shpëtonim sulmeve me raketa, granatave, bombardimeve që nuk ndalonin. ”

    “Sulmet ndaj fabrikës kanë qënë shumë intensive, nga ajri dhe deti. Trupat e vdekur janë vendosur njëri mbi tjetrin, ka shumë të plagosur që mezi po presin të evakuohen.”

Shumica e atyre që janë evakuuar deri më tani janë gra, të moshuar dhe fëmijë ndërsa operacioni vazhdon.

    “Nuk e kisha idenë se si mund të dukej një strehë bombash por nxituam për atje bashkë me familjen me shpresën se të paktën do të kishim ujë të pijshëm. Në qytet nuk pati furnizim me ujë që në ditët e para të sulmeve. Dhe kështu qëndruam në bunkeret e fabrikës deri më sot, pa e parë me sy dritën e diellit.”

Forcat ruse kanë shpallur fitoren në qytetin strategjik juglindor që lidh në rrugë tokësore Krimenë e aneksuar 8 vjet më parë, edhe pse autorietetet ukrainase nuk e pranojnë dorëzimin.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy