Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon mbledhja e 84 në Kuvend

Shkup, 15 shtator – Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 84-t, në rend dite të së cilës janë disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga disa sfera.

 

Para deputetëve janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim dhe Propozim-ligji për detyrim me kredi tek Banka investuese evropiane sipas marrëveshjes financiare për Projektin për përmirësim të infrastrukturës ujore të komunave, që të dy me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi duhet të debatojë edhe rreth Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për akademinë sportive, Propozim-ligjin për institucionet për arsim të mesëm të bashkësive fetare dhe Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për automjetet. Në rend dite janë edhe disa propozim-ratifikime.

Deputetët dje unanimisht, me 75 vota “për” e miratuan vendimin për dërgim të pjesëtarit të Armatës në misionin ndërkombëtar të Organizatës së kombeve të bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Me 62 vota “për”, pa të përmbajtur dhe asnjë votë kundër, Kuvendi e solli Vendimin për shpallje të konkursit publik për emërim të anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendim marrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë.

Me kërkesë të koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dje nuk u shqyrtua edhe Propozim ligji i plotësuar për buxhete sepse në të njejtën kohë pati të caktuar mbledhje të Komisionit për financim dhe buxhet.

Related posts

VMRO-DPMNE: Agjërim të lehtë, qytetarët ditët e Ramazanit t’i kalojnë me familjet e tyre në paqe dhe rehati

D V

Bezhoska: Nuk presim efekte nga përjashtimi i një pjese të bankave ruse nga Swift

Z.H

Pamje e re e shetitores para Parkut të Qytetit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More