Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon hetimi për autobusin, një nga pistat është karburanti rezervë

Sofje, 24 nëntor – Shenja të gabuara dhe të zbehta horizontale, mospasje të sinjalizimit rrugor, gjendje e keqe e sinjalizimit reflektues të trafikut, kontrabandë e mundshme e karburantit ose gabim njerëzor, janë pjesë e shkaqeve të mundshme për aksidentin e rëndë me 45 të vdekur në autostradën Struma, në Bullgari. Këtë e theksuan ekspertët për siguri në rrugë në “Dita fillon” në BNT.

 

Policia në vendin e aksidentit ka lejuar qasjen vetëm të ekspertëve dhe hetuesve, të cilët punojnë në vërtetimin e lëvizjes së autobusit, vendit ku ka pushuar, si dhe në shpejtësinë me të cilën ka lëvizur.

Automobilisti Rumen Dunev, thotë se autobusi ka pasur dy herë frenim dhe se shoferi i autobusit nuk ka qenë duke fjetur.

“Njëra rrugë është pranë ishullit, para se autobusi të përplaset në ishull. Edhe herën e dytë pak para se të përplaset në rrethojën e dytë mbrojtëse. Shoferi i autobusit nuk ka qenë duke fjetur. Para aksidentit ka korrigjim të rrugës, ku kalon nga një korsi në tjetrën, ku rruga është e ngushtuar, gjegjësisht nëse ka filluar të flejë, ai do të bënte atje aksident”, thotë Dunev.

Ai pohon se autobusi ka marrë flakë para se ta marrë me vete rrethojën mbrojtëse nga kthesa.

“Meqë nga fotografitë që i ka, digjet edhe bankina mbrojtëse, që e godet të parën. Kemi bërë kontrollim të detajuar që të shohim nëse problemi është nga goma e shpërthyer. Kishte gjurmë”, deklaroi Dunev.

Ai, gjithashtu thekson se nëse autobusit i i ka shpërthyer goma, atëherë duhet të ketë gjurmë nga ajo edhe në asfalt.

“Në momentin kur ngjitet në ishull, nuk ka gjurmë nga bandashi dhe goma, që na shtyn të besojmë se fillimisht ka ardhur deri te shpërthimi i autobusit. Atëherë shoferi ka filluar të shkojë fillimisht në anën e djathtë dhe ta zvogëlojë shpejtësinë, sepse pas përplasjes autobusi tekstualisht me shpejtësi shumë të vogël është nisur në korsinë e majtë dhe meqë ka qenë i rëndë, e ka thyer bankinën mbrojtëse dhe ka rënë në hapësirën mes dy rrethojave mbrojtëse”, thotë Dunev.

Automobilisti Dimitar Iliev, në internet publikoi video, në të cilën e analizon gjithë rutën për të cilën ka vozitur autobusi para aksidentit të kobshëm dhe konstaton mungesë të shenjave përkatëse për shkyçjen fatale, gjurmë të zbehura që nuk tregojnë se ka vend për pushim në kthesën e autostradës, si dhe mospasje në sinjalizimit të mjaftueshëm elektrik në trafik në rrethojën mbrojtëse.

Shoqata e viktimave nga aksidentet, e shtron tezën se kontrabanda e karburantit është shkak për zjarrin.

Në interes të së vërtetës, është praktikë që nga atje (Turqia) të blihen gjëra të ndezshme, përfshirë edhe bombola gazi dhe karburant, sepse karburanti për momentin është shumë më lirë sesa tek ne”, thotë Ilija Todorov nga Shoqata e viktimave nga aksidentet.

Shefi i inspektoratit automobilistik Bojko Ranovski, konsideron se përmes kamerave rrugore dhe mjeteve teknike në autobus mund të vërtetohet nëse shoferi ka qenë duke pushuar dhe me çfarë shpejtësie ka lëvizur.

“Ka kamera që mund ta detektojnë lëvizjen е autobusit, shpejtësinë me të cilën ka lëvizur dhe të vërtetohen detaje për shkaktimin e aksidentit”, thotë Ranovski.

Ai thekson se vetëm këtë vit janë konstatuar më shumë se 1.500 kundërvajtje në transportin me autobusë, ndërsa aktualisht verifikohen të gjitha kompanitë e autobusëve, si dhe se momentalisht veprohet sistemi elektronik, i cili automatikisht do t’i kontrollojë të gjitha regjistrat.

Related posts

Arsiq: Ende si kemi marë vendimet e Gjykatës Supreme për tre gjykatësit

Z H

Në Budapest u mbajt takimi i dhjetë odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor dhe nga Grupi i Vishegradit

D V

Mariçiq: Regjistrimi është i suksesshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More