Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon gjykimi për hendbollistin kroat Denis Tot

Shkup, 26 shtator – Me paraqitjen e dëshmive, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i rrahur deri në vdekje në një klub nate në Shkup, informon Zhurnal.

 

Mbrojtja në fjalët hyrëse në seancën e kaluar tha se nuk konsiderojnë se kualifikimi juridik për veprën penale “vrasje” që ngarkohen përshtatet me veprën e tyre dhe vdekjen e hendbollistit, dhe se do të dëshmojnë se nuk kanë patur qëllim të tillë.

Gjykimi për vrasjen e 27 vjeçarit Denis Tot, i cili luante për K.H “Butel”, filloi javën e klauar. Të dyshuarit janë 28 vjeçari Angello Gjorgjievski, 19 vjeçarja Klementina Lefkovska dhe 22 vjeçari Andrej Kostovski. Të tre janë në paraburgim që nga muaji prill.

Ata më 7 prill para një klubi nate e kanë rrahur deri në vdekje kroatin Denis Tot./Zhurnal.mk

Related posts

LSM i drejtohet Halitit: Sot je ministër, nesër do të bëhesh punëtor i thjeshtë si ne

Xh M

Si mund të lëvizin votat e deputetëve për Propozimin francez?

Xh M

59 prokurorë dhe gjykatës të rinj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More