Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 7 korrik – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për ribalancin e Buxhetit.

Debati filloi më 1 korrik, ndërsa Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 e arsyetoi zëvendësministri I Financave, Dimitar Kovaçeski.

Për pushtetin, ribalanci është zhvillimor, me më shumë para për stabilizim të ekonomisë, ndërsa për opozitën është shpenzues, me më shumë para për mito parazgjedhore dhe partiake, punësime. Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa thane se nuk do ta mbështesin sepse me të, siç theksuan nga koalicioni, nuk planifikohen investime dhe zhvillim I ekonomisë, por bëhet mitmarrje klasike parazgjedhore.

Zëvendësministri tha se Propozim-ribalanci meriton diskutim konstruktiv të bazuar në argument. AI u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta ,mbështesin. Segmente kyçe janë, përmendi, rritja e investimeve kapitale dhe vazhdimi I mbështetjes për ekonominë, ndërsa prioritet mbeten shëndeti I qytetarëve, ekonomia e shëndoshë dhe financat e shëndosha.

Dita e parë e debatit kaloi në akuza – kur është jetuar më mirë, nëse në kohën e VMRO-DPMNE-së apo në kohën e LSDM-së, kur ka pasur rroga më të larta, e më pak shpenzime, sa nga procesi I gazifikimit është përfunduar dhe sa autostrada janë ndërtuar. U përmend edhe ndërtimi I qendrës së re klinike – kush e bllokon, e kush dëshiron të shtyhet projekti.

Deputetët e LSDM-së potencuan se me ribalancin rriten mjetet për investime, për Armatën, për capital njerëzor, për bujqësinë, shëndetësinë, ekologjinë, punën dhe socialen, …, ndërsa pakësohet edhe borxhi publik. Por, sipas VMRO-DPMNE-së, ribalanci është vetëm reflektim I punës së papërgjegjshme të kësaj Qeverie dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë investime kapitale, ndërkaq detyrimi do të jetë akoma më I madh.

Me ribalancin, të ardhurat janë projektuar në 222,6 miliardë denarë dhe janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me Buxhetin fillestar për vitin 2021, që sipas propozuesit, I referohet realizimit të mirë të të ardhurave prej fillimit të vitit. Shpenzimet janë planifikuar në 268,8 miliardë denarë apo për 8,6 për qind më shumë në raport me Buxhetin fillestar. Deficiti është pozicionuar në shumë prej 46,2 miliardë denarëve, përkatësisht 6,5 për qind nga BPV-ja. Rritje ka edhe tek shpenzimet kapitale për 6,5 miliardë denarë dhe janë projektuar në nivel prej 30,5 miliardë denarëve. Pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit nga fillimisht të planifikuarat – 9,4 për qind, rritet në 11,3 për qind, që është nivel më I lartë I mesatares në dhjetë vitet e fundit.

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky