Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon debati për amendamentet për ribalansin e Buxhetit

Shkup, 13 korrik – Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet për ribalansin e Buxhetit.

 

Për ribalansin janë parashtruar gjithsej 22 amendamente nga të cilat 153 nga VMRO-DPMNE-ja.

Gjatë ditës së djeshme, kur filloi debati për amendamentet, është pranuar amendamenti me të cilin kërkohen dy milion denarë shtesë për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, të parashtruar nga tre deputetë të shumicës qeveritare, por u refuzua amendamenti i opozitës, që të parashikohen 300 milion denarë për fondin intervent për bujqësi. Janë refuzuar edhe dy amendamente të VMRO-DPMNE-së për mbështetje të hotelierëve dhe artistëve të estradës.
Sot është dita e shtatë nga dhjetë ditët e planifikuara për debat në Komisionin për Financim për ribalansin e Buxhetit për vitin 2021. Debati për amendamentet do të përfundojë në ditën e dhjetë, pavarësisht se sa amendamente kanë kaluar në Komision.

Raporti për punën e Komisionit dhe ribalansin kthehet në Qeveri, i cili në afat prej tre ditësh duhet ta kthejë në amendamentin e pranuar tek Kuvendi, pas çka mbahet seancë plenare, e cila mund të zgjasë të paktën pesë ditë. Pritet që ribalansi i Buxhetit të sillet para fundit të muajit.

Related posts

Shilegov: Skena e hapur kulturore në Parkun e Qytetit do të jetë krenaria e re e Shkupit

Redaksia

Linhart: Gjendja e sigurisë në Ballkan është e brishtë

Z H

Banka Popullore: Treguesit makroekonomikë në përputhje me pritjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More