Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon aksioni në Shtërpce – Sekuestrohen kamera, pajisje e dokumente të shumta të strukturave ilegale serbe

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e specializuara janë duke vazhduar aksionin e nisur në orët e para të mëngjesit në Komunën e Shtërpcës.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë deklaruar se deri tani janë bastisur disa lokacione dhe janë sekuestruar edhe disa kamera, pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur ndonjë problem lidhur me aksionin.

Ai gjithashtu deklaroi se janë sekuestruar kamera e pajisje të shumta të cilat iu takojnë këtyre strukturave.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, u tha nga Prokuroria.

Gjithashtu u tha se nga ky aksion nuk ka ende ndonjë person të arrestuar, transmeton lajmi.net.

“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka”.

Ndryshe zyrtarët policorë janë duke vazhduar kontrollin edhe në disa vende, ku dyshohet se monitoroheshin këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha”, tha Maloku.

Këto kamera dyshohet se monitoroheshin nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit. Prokurori Maloku tha se pamjet e regjistruara janë përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi.

Related posts

Kuvendi të ketë kujdes që KPK-ja të mos kapet politikisht nga anëtarët joprokurorë

Xh M

LDK-ja e merr kutinë e votimit për të penguar përzgjedhjen e gjyqtarëve

D V

Sulmohen fizikisht 4 shqiptarë në veri të Mitrovicës, njërit i thyhet hunda

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More