Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdon aksioni i policisë, konfiskohen aparate të kriptovalutave në Vushtrri

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, sot në orët e mbrëmjes kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë aparate me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se konfiskimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar, brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave,

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në operacionet ndaj aparateve për prodhimin e kriptovalutave, sot ka konfiskuar 277 pajisje të tilla në Leposaviq dhe 39 në Prishtinë.

Ndërsa, të enjten në një operacion bastisje në Mitrovicën e Jugut në një banesë janë gjetur dhe janë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Kurse të njëjtën ditë në Surkish të Podujevës janë konfiskuar tri aparate të tilla.

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të marrë vendim për ndalimin e prodhimit [miningut] të kriptovalutave në vend.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë. 

Related posts

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Xh M

Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

D V

Maqedonci, shefes së operacioneve të NATO-s: Trupat serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim për stabilitetin e Ballkanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy