Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdojnë të dalin detaje nga shkarkimi i Tuchel nga Chelsea: Boehly shkarkoi gjermanin, pasi iu refuzua hyrja në zhveshtore

Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly shkarkoi Thomas Tuchel menjëherë pasi atij iu tha të mos hynte në dhomën e zhveshjes së ekipit.

Amerikani ka qenë i rregullt në dhomat e zhveshjes me lojtarët javët e fundit, veçanërisht pas paraqitjeve të dobëta.

Sipas talkSPORT, Boehlyt iu tha në fillim të këtij sezoni nga Tuchel se ai nuk mund të ishte pjesë e asaj zone kur strategu po fliste me lojtarët.

Bashkë aksionari i Chelseat ka thënë në prapaskenë se ishte i pa kënaqur me këtë kërkesë, pasi burimi i mediumit thotë se Tuchel u shkarkua pas atij mohimi.

Gjatë mandatit të Graham Potter dhe tani Frank Lampardit, Boehly ka qenë në dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, Chelsea tani është në gjysmën e fundit të tabelës së Ligës Premier dhe jashtë çdo gare.

Related posts

De Gea afër rikthimit në Ligën Premier?

D V

Ylli i Barcelonës premton se do të ndjekë hapat e Messit

D V

Carvajal ka pësuar lëndim të rëndë, zgjerohet lista e lojtarëve që mungojnë te Real Madridi

D V