Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdojnë sukseset për “Bebe” të Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Zvicër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, bëri rikthimin fuqishëm në muzikë dhe po pëlqehet në masë të madhe.

Ajo rreth dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Bebe”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga 27-vjeçarja në InstaStory.

Era Istrefi (Foto: YouTube)

Era përndryshe gjatë këtyre ditëve po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pranë miqve e familjarëve.

Duhet theksuar se “Bebe” është projekti i parë i Istrefit i lansuar nën menaxhimin e LEAF Management. 

Related posts

Lady Gaga paraqitet në rrjete sociale me bikini ngjyrë portokalli

D V

“Kur ditën e fundit e pata, unë luftova”, Kënga e Luana Vjollcës mesazh force për çdo vajzë e grua

Lea Muslija

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për plagosjen e Vali Corleones

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More