Agjencia Zhurnal.mk.

Varianti Delta përbën 74% të rasteve në Gjermani

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Gjermani duke përbërë 74%, të rasteve, sipas një raporti nga Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin.

 

Gjatë javëve të fundit, shkalla e përhapjes së variantit Delta u rrit nga 18% në 39% dhe më pas në 60%.

Nga ana tjetër, rastet me variantin Alpha më parë dominant në Gjermani pësuan rënie në rreth 22%.

Varianti Delta (B.1.617.2) i cili u shfaq për herë të parë në Indi është më ngjitës sesa variantet e tjera të koronavirusit.

Sipas RKI, eksperimentet laboratorike tregojnë se ata që janë vaksinuar plotësisht kanë nivele të larta të antitrupave.

Related posts

Kryetari i ri i Nju Jorkut dëshiron të paguhet me bitcoin

D V

SHBA po rishikon ndihmën për Afganistanin

N E

Presidenti Xi flet në telefon me homologun e tij amerikan Biden

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More