Agjencia Zhurnal.mk.

Van de Beek pritet t’i bashkohet Real Madridit, e dëshiron Ancelotti

Manchester United e ka fituar garën me Real Madridin për mesfushorin Donny Van de Beek në verën e vitit 2020, transmeton Telegrafi.

 

Por vetëm një vit më vonë, Real Madridi pritet ta marrë holandezin pikërisht nga Manchester United, pasi ai nuk ka pasur një sezon të mirë te ‘Djajtë e Kuq’.

Edhe pse u transferua me shumë bujë në Old Traford, Van de Beek nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe pritet largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Roma, Inter, Milan, Borussia Dortmund dhe Arsenal kanë qenë skuadrat e interesuara për lojtarin, por së fundmi në garë është futur edhe Real Madrid.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë holandezin dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e Realit dhe ata të Manchesterit janë duke diskutuar për transferimin e Raphael Varanes në Old Traford, derisa tanimë kanë filluar bisedat edhe për Van de Beek.

Reali ka bërë ofertë zyrtare duke ofruar dy milionë euro për huazimin e tij dhe pas një viti të kenë drejtën e blerjes.

Sipas mediave angleze dhe atyre spanjolle ky transferim mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

24-vjeçari në vitin e tij të parë te Djajtë e Kuq luajti në 36 ndeshje zyrtare (kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë), duke shënuar vetëm një gol dhe duke bërë dy asistime.

Related posts

Leo Messi, favoriti i padiskutueshëm për të marrë Topin e 7-të të Artë

D V

Xavi: Kalimi im te Barcelona duhet të ndodh, klubet janë në bisedime

D V

Liverpooli përgatitet të shpenzojë shumë për Pedrin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More