Agjencia Zhurnal.mk.

Van de Beek mund të transferohet gjatë janarit te Real Madridi

Donny Van de Beek nuk po arrin të bëhet asesi lojtar i rëndësishëm te Manchester United.

 

Mesfushori holandez u bashkua me Djajtë e Kuq me shumë bujë, por pa arritur të përshtatet me futbollin anglez.

Van de Beek kërkoi largimin në verë, por një gjë të tillë nuk i mundësoi nga Djajtë e Kuq.

Megjithatë holandezi nuk po arrin të përshtatet me skemat e Ole Gunnar Solskjaer dhe ka kërkuar me ngulm largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Real Madridi është duke u interesuar për transferimin Van de Beek me trajnerin Carlo Ancelotti që e vlerëson shumë lojtarin.

Los Blancos duan huazimin e holandezit me të drejtë blerje prej 40 milionë euro në verën e vitit të ardhshëm.

Edhe United është gati ta lejoj largimin e tij, vetëm po pret ofertën e duhur. 

Related posts

Zyrtare: Sergio Ramos, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Z H

Pas rimeçit Usyk-Joshua, Joe Joyce pret të dhurojë spektakël si sfidues i detyrueshëm

D V

Mourinho flet pasi pësoi humbjen e parë në Serie A: Nuk kemi luajtur mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More