Agjencia Zhurnal.mk.

Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë

Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, njoftoi të enjten se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se një ditë më parë ka kërkuar nga kryetari Bedri Hamza që ta lirojë nga detyra – për arsye personale.

“Për mua, këto dy vite kanë qenë me të vërtetë të jashtëzakonshme, ndaj për këtë mundësi e falënderova së pari, kryetarin tonë, Bedri Hamza!”, ka shkruar Idrizi.

Ajo ka përmendur edhe projektet e realizuara gjatë kohës sa ka qenë në  këtë detyrë.

“Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin dhe me komunitetin sportiv e artistik, shoqërinë civile e mediat, kemi punuar fort që Mitrovicës tonë t’ja kthejmë gjallërinë dhe shkëlqimin e munguar, si qytet i sportit, kulturës e traditës”.

“Shumë festivale, qindra aktivitete të larmishme e që mblodhën të rinjtë e të rejat, po edhe gjeneratat e mesme dhe të shtyera, na bënë të punojmë edhe më shumë për Mitrovicën tonë”, ka shkruar mes tjerash Idrizi.

Bashkëqytetarët e mi, familjarë, shoqëri e miq, Ditën e djeshme, i kam kërkuar kryetarit Bedri Hamzatë më liroj nga…

Posted by Valdete Idrizi on Thursday, February 22, 2024

Related posts

Ministri i Mbrojtjes ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi

Xh M

Bora zbardhi Strazhën

Xh M

Një person gjendet pa shenja jete në Batllavë të Podujevës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky