Agjencia Zhurnal.mk.

Vala e të ngrohtit goditje për kulturat bujqësore

Shkup, 2 korrik – Temperaturat mbi mesataren të cilat e kapluan vendin shkaktuan goditje te kulturat bujqësore. Sipas agrometeorologëve, dehidroi kokrra e grurit e cila nuk e kishte arritur pjekurinë e plotë, ndërsa në mënyrë enorme u rrit edhe nevoja për ujë për ruajtjen e vegjetacionit te kulturat e tjera.

 

Nga ana tjetër, kushtet e këtilla të motit ishin optimale dhe mundësuan korrje të pandërprerë të grurit i cili po rritet.

“Javën e ardhshme, veçanërisht për fundjavë, pritet ndryshim i vogël i kohës me rënie të lehtë të temperaturave të ditës, që do të reflektonte pozitivisht te kulturat, ndërsa të hënën me kushte për shi të përkohshëm lokal, aq më shumë do të relaksohet situata, veçanërisht në rajonet ku reshjet do të vëreheshin. Në gjysmën e dytë të javës pritet ngritje e serishme graduale e temperaturave, të cilat nuk duhet të kalojnë 38 gradë, pa reshje, prandaj rekomandimi është që të fillohet edhe me korrjen e grurit, kudo ku ajo është e mundshme”, theksojnë agrometorologët nga DPHM.

Nevoja për ujë për kulturat e pranverës ose kulturat kopshtare mbetet prioritet kryesor, me çka janë të nevojshme ujitje dhe aktivizim i plotë i sistemeve për atë qëllim.

“Temperaturat e larta të ajrit shkaktojnë dhe shkaktuan pjekje të parakohshme të llojeve të fryteve sezonale, me çka edhe niveli i sheqerit është ulur. Kushtet e këtilla kohore aspak nuk shkojnë në favor edhe të bletarisë, e cila edhe këtë vit është në situatë shumë jo të favorshme dhe do të rezultojë me të ardhura shumë të ulëta”, paralajmërojnë agrometeorologët.

Related posts

Finlanda redukton bartjen e energjisë elektrike nga Rusia

D V

Banka Qendrore Evropiane ka blerë me miliarda euro obligacione të shteteve jugore

Xh M

EVN njofton për ofertën që pranoi nga EMV, pritet shtrenjtim i rrymës elektrike!?

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More