Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinimi për grupet e rrezikuara i domosdoshëm

Shkup, 9 tetor – Përmes web faqes vakcinacija.mk ka filluar regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës siç janë: personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, personeli shëndetësor, si dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave kundër gripit sezonal, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal. Mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra e Shëndetit Publik thotë që numri i vaksinave është i mjaftueshëm për të interesuarit dhe se vaksina është e sigurt dhe pa efekte anësore.

“Deri tani ne që kemi vaksinuar, nuk ka pasur asnjë lajmërim për efekt anësor, sepse të gjitha duhet të paraqiten tek ne nëse kanë kontraindikacion, vaksinat edhe ato komerciale që ne do të marrim janë mjaft të sigurta, si edhe të Ministrisë janë të sigurta, kështu që pa hezitim mund të vaksinohen, sepse vaksinat janë shumë të mira dhe bëjnë një preventivë të madhe te të gjithë të sëmurët, të cilët kanë nevojë për këto vaksina, ato do ta kalojnë gripin ma lehtë, kjo nuk d.m.th. që nuk do t’i zë gripi, por mund ta kalojnë më lehtë dhe me simptome pak më të lehta.”, – deklaroi mjekja Lulzime Bajrami.

Qytetarët e anketuar kanë mendime të ndara për vaksinat kundër gripit sezonal.

“Preventimi është shpëtim, gati 10 vite që vaksinohemi rregullisht bashkë më gruan time. Na ndihmon shumë dhe e kalojmë mirë sezonin e dimrit.”, – tha një qytetar.

“Mua më bie gripi sikur të gjithë të tjerëve, por unë nuk preferoj të vaksinohem me vaksinën kundër gripit sezonal. Mundohem të shërohem vet me ilaçe popullore në shtëpi.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikut.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy