Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinimi “i detyrueshëm” do të vlejë edhe për punonjësit në arsim

Shkup, 18 nëntor – Për të punësuarit në arsim do të vlejë masa e njejtë që është propozuar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për sektorin publik – të vaksinohen së paku me një dozë, të kenë test negativ PCR, vërtetim për sëmundje të kaluar apo vërtetim se nuk guxojnë të marrin vaksinë, tha Dushan Tomshiq, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Gjatë pjesëmarrjes në “Brifingun e mëngjesit” në “Sllobodna TV”, Tomshiq tha se askush nuk detyrohet për vaksinim me rekomandimet e Komisionit për të cilat duhet të vendosë Qeveria. Siç kumtoi edhe dje ministrja Milla Carovska, ai theksoi se rreth 75 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar.

“Disa nga të tjerët e kanë kaluar virusin, ndërsa për të tjerët rekomandimi është të vaksinohen në interes të shëndetit të tyre dhe të nxënësve. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga virusi është vaksinimi, këtë e thotë shkenca dhe ne nuk mund të shkojmë në drejtimin e kundërt”,tha Tomshiq dhe shtoi se vaksinimi në vendet evropiane tashmë përfshihet edhe në suaza të ligjeve për mbrojtje gjatë punës.

Lidhur me propozimin e Sindikatës progresive të arsimit të LSM-së secili mësimdhënës të zgjedhë se si do ta organizojë mësimin, këshilltari në MASH theksoi se nevojiten zgjidhje sistematike sepse në sistemin e arsimit ka rreth 40 000 mësimdhënës dhe nëse secili vendosë individualisht se si ta organizojë mësimin, tha ai, do të jetë vështirë për koordinim dhe për ndjekje të procesit të arsimimit të nxënësve.

“Të gjitha këto kërkesa nevojiten t’u parashtrohen autoriteteve shëndetësore dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe në bazë të pohimeve të argumentuara nga ekspertët, të sillen vendimet e këtilla”, tha Tomshiq.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dje tha se gjendja me Kovid-19 në shkolla është stabile, ato janë të sigurta për nxënësit dhe se në interes të tyre është të mbesin të hapura

Related posts

Anketë me qytetarët e Tetovës: Sadi Bexheti e dëshmoi veten edhe si rektor në UT edhe si kryetar komune

I Z

Hidhet granatë në shtëpinë e kandidatit për këshilltar në Shkup, Bajram (Foto)

Redaksia

Ka disa oferta për Kodrën e Diellit për të cilat negociohet, ndërsa kontrata finale do të komfirmohet në Parlament

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More