Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinim ose PCR test negativ, Sindikatat i dalin në mbrojtje punonjësve, pritet dhe përgjigja nga Qeveria

Shkup, 21 nëntor – Masat e reja të cilat i propozoi komisioni për sëmundje ngjitëse nesër pritet të shqyrtohen edhe nga shtabi kryesor koordinues, e për të cilat do të vijojë debat edhe në Qeveri, informon Zhurnal. Komisioni kërkon që të punësuarit në vendin e punës të tregojnë çertifikatë për vaksinim ose test PCR negativ i cili do të vlejë së paku 72 orë dhe do të jetë në harxhim të punonjësit. Ata që e kanë kaluar virusin në 45 ditët e fundit, mjafton të tregojnë dëshmi për këtë.

 

Nëse punonjësi ka sëmundje të rënda imunologjike, atëherë duhet të tregojë dëshmi nga mjeku specialist se nuk mund të vaksinohet. Një pjesë e masave është edhe vaksinimi i të gjithë punonjësve shëndetësor, të arsimit si dhe administrata.

Nëse do të pranohen këto masa do të meret vesh gjatë javës në vijim.

Sindikatat kërkojnë që PCR testi të mos bie në shpinë të punonjësve sepse llogaritë e tyre tregojnë se nevojiten së paku 20 mijë denarë në muaj për 10 PCR teste.

“Nëse shteti nuk ka siguruar mjete finansiare në Buxhet për vitin 2022 për teste PCR falas për të gjithë punëtorët, ndërsa punëdhënësit tregojnë se bara bie mbi punonjësit për testim që të mund të vijnë nl punë dhe të punojnë për pagë minimale prej 15200 denarë, atëherë punonjësit më parë do të vdesin nga uria se sa nga korona”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, informon Zhurnal.

Ata thonë se nuk janë kundër vaksinës por se duhet të jetë një përzgjedhje personale. Ata gjithashtu shtojnë se nevojitet fushatë edukative që të nxitet populli të imunizohet.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përqindja e të hospitalizuarve të pavaksinuar është shumë më e madhe se e të vaksinuarve. Edhe vdekshmëria gjithashtu. Sipas MSH-së, pacientët e vaksinuar të cilët kanë vdekur nga Covid, paskan patur sëmundje të ndryshme kronike.

Masat e reja nëse eventualisht miratohen nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, do të hynin në fuqi dhjetë ditë pas miratimit me qëllim që qytetarët të kenë periudhë kohore të mjaftueshme për t’u vaksinuar.//Zhurnal.mk

Related posts

Forum i shoqërisë qytetare të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup

D V

Konferencë për sfidat dhe zgjidhjet për zhvillim të bujqësisë dhe industrisë ushqimore në rajon

Z H

Moti sot i vranët dhe me erë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More