Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinim i detyrueshëm për mësuesit në Shqipëri? Reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

Mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkolla nuk do të detyrohen të kryejnë vaksinën anti Covid, njofton drejtoria e përgjithshme e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Në një sqarim për mediat, drejtoria shkruan se “kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë”.

Mësuesit dhe stafi i punonjësve në shkolla janë këshilluar të vaksinohen kundër Covid 19 për të mbrojtur veten dhe të tjerët, dhe për të penguar përhapjen e virusit. Ata kanë qenë ndër të paërt, pas mjekëve që u përfshinë në skemën e vaksinimit në vendin tonë.

“Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim. Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore”, thuhet në njoftim. 

Related posts

Ligji për nënat surrogato në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale

D V

Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, Zhupa: Hapi i radhës në SPAK

D V

Impianti i dytë fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës, gati në 2026-ën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky