Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinat Moderna dhe Pfizer shkatojnë raste shumë të rralla Miokarditi

Vaksinimi me dozat e vaksinave Pfizer dhe Moderna shkakton në raste shumë të rralla edhe inflamacione në zemër. Këtë e pohojnë edhe dy studime që Shoqata Mjekësore Amerikane për Kardiologjinë i ka publikuar në revistën e saj shkencore Xhama.

 

Studimi shqyrtoi dhe vërtetoi rastet e Miokarditit tek 27 persona, pas marrjes së dozave të këtyre vaksinave. 20 prej tyre patën këtë problem pak ditë pas marrjes së dozës së dytë, ndërsa të tjerët pas të parës. 23 prej personave që shfaqën probleme janë meshkuj, pjesëtarë të ushtrisë amerikane. Ky efekt anësor i rrallë i vaksinës shfaqet kryesisht tek meshkujt e moshave rreth të 20-ave apo të 30-ave.

Mbi 177 milionë amerikanë janë vaksinuar deri më tani, ndërsa rastet e inflamacioneve të rralla të zhvilluara pas marrjes së dozave janë mbi 1 mijë.

Këto nuk janë të parat studime që lidhin inflamacionet e zemrës me efektet anësore të vaksinave Pfizer dhe Moderna, të cilat përdorin metodën inovative të lajmëtarit të ARN-së për të nxitur reagimin imunitar anti-Covid. Në fillim të këtij muaji edhe ekspertë të ministrisë izraelite të shëndetësisë konstatuan 275 raste Miokarditi me mbi 5 milionë të vaksinuar ose në 0.0006% të tyre.

Bëhet fjalë megjithatë për një nivel thuajse të papërfillshëm dhe që në asnjë rast nuk është vdekjeprurës. Specialistët thonë se nëse nuk vaksinohesh dhe infektohesh me Covid-19 rreziku i pasojave në zemër është dhjetëra herë më i lartë.

Related posts

Shpenzimet për festat,ndikim pozitiv në ekonomi

Z H

Asnjë vend nuk e ka marrë një vendim të tillë më parë: Italia miraton masat më të rrepta në botë për COVID-19

D V

SHBA-ja kundër pranisë fizike në Asamblenë e OKB-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More