Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksina turke kundër Covid, së shpejti në përdorim

Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për përdorim nga fundjava e ardhshme .

 

Prodhimi i saj ka nisur këtë vit, por data për prodhimin e saj është e vonuar. Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një nga deklaratat e tij kishte thënë se Turqia do ta bëjë të disponueshme vaksinën në mbarë botën.

Turqia ka administruar tashmë më shumë se 125 milionë doza të vaksinës Covid-19, duke përdorur vaksina të prodhuara nga kinezët Sinovac dhe Pfizer / BioNTech, me më shumë se 51 milionë njerëz që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Ndërkaq vijon dhe aplikimi i dozës përforcuese.

Related posts

Anija ushtarake amerikane do të qëndroj në Gjirin e Guantanamos për shkak të ekuipazhit të infektuar me Kovid-19

D V

SHBA lehtëson procedurat e imigrimit për afganët e evakuuar

D V

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More