Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksina ka mjaftueshëm, imunizimi funksionon shkëlqyeshëm

Shkup, 16 korrik – Vaksina në vendin tonë ka mjaftueshëm, ndërsa procesi i imunizimit po funksionon shkëlqyeshëm. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar në rrezik më të madh të komplikimeve nga sëmundja, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Apelon që qytetarët të imunizohen sepse vaksinimi është pa takim, dhe vaksinat janë në dispozicion për të gjithë.

“Vaksinat kundër Kovid-19 e zvogëlojnë paraqitjen e komplikimeve dhe rezultatit të vdekjes nga sëmundja. Që të arrihet qëllimi i vaksinimit, është e nevojshme të vaksinohen sa më shumë qytetarë”, thekson Ministria.

Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani 58 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 55 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç, 50 përqind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç dhe 40 përqind e popullsisë mbi moshën 50 kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Related posts

VMRO-DPMNE: MEPSO-ja po fundoset në borxhe, ndërkaq blen bileta avioni në vlerë prej 125 mijë eurove

Redaksia

Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale

D V

Holshtajn: Ueb faqja për marrje të vizës së punës gjermane në orët e para ka pasur mbi 50.000 shikime

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More