Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksina Johnson&Johnson efektive kundër variantit Delta

Kompania amerikane Johnson & Johnson ka deklaruar se vaksina e saj me një dozë të vetme siguron mbrojtje kundër variantit Delta, si dhe llojeve të tjerë të virusit. Të dhënat e reja, sipas kompanisë, tregojnë se kohëzgjatja e përgjigjes imune të personave të vaksinuar zgjat të paktën tetë muaj dhe vaksina është 85% efektive.

 

Të vaksinuarit prodhojnë antitrupa neutralizues ndaj të gjitha varianteve të virusit, përfshirë Delta. Prandaj, një dozë përforcuese është e panevojshme, të paktën për momentin. Vaksina është më efektive kundër variantit Delta sesa kundër variantit beta të “Afrikës së Jugut”.

Kompania tha se antitrupat e prodhuar nga vaksina e saj rriten me kalimin e kohës. Për shkak se vaksina J&J u prodhua më vonë se vaksinat e tjera, nuk ka shumë informacione rreth mënyrës se si funksionon në botën reale dhe jo në provat laboratorike.

Kohët e fundit, ka pasur disa spekulime nëse vaksina me një dozë të vetme mbron më shumë se varianti Delta. Vaksina ka përdorur një teknologji të ngjashme me atë të Oxford / AstraZeneca që është me dy doza, e cila ka rezultuar mjaft efektive kundër Delta, bazuar në të dhënat e deritanishme nga Europa (kryesisht Britania).

Një dozë e vetme e vaksinës AZ është shumë më pak efektive kundër Delta, prandaj disa shkencëtarë po shqyrtojnë faktin nëse e njëjta gjë mund të ndodhë me vaksinën me dozë të vetme J&J.

Related posts

Salivan: Besojmë se Irani do t’i sigurojë qindra fluturake ushtarake Rusisë

Z.H

Pavarësisht rënies së popullsisë, Hungaria vështirëson metodën IVF

Xh M

Ndryshimet e Dejtonit nuk pranohen nga SHBA-ja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More