Agjencia Zhurnal.mk.

Vajza e Seremb Gjergjit publikon fotografi të tij sa ishte i shtrirë në spital

Ka vdekur ish-gazetari dhe ish-kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji.

Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij, Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në vitin 2016 Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës në Kosovë në disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.

Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë  guximin ta shpallë kandidaturën për President të Kosovës si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari-Gjergji dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ndërkaq vajza e tij ka publikuar fotografi të Gjergjit në spital pak para se të vdiste.

“T’pushoft shpirti n’paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mire ne bote”, ka shkruar vajza e tij.

Related posts

Vdes ish e fejuara e heroit Adrian Krasniqi

Xh M

Escobar në Kosovë, e vizitoi Manastirin e Deçanit

Xh M

Përzgjedhja e Kryeprokurorit, pas BE-së edhe Gjermania shprehet e zhgënjyer me këtë proces

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More