Agjencia Zhurnal.mk.

Uzunov: Kompanitë kanë nevojë për ndihmë, por mundësia e qeverisë për manovrim është e ngushtë

Shkup, 27 Prill – “Ekonomia jonë në mënyrë indirekte është e prekur rëndë nga lufta në Ukrainë për shkak të pësimit të ekonomive të vendeve evropiane”, tha Vanço Uzunov, këshilltari i qeverisë për ekonominë, në paraqitjen e tij sonte në “Magazinën Ekonomike” në Alsat. Sipas tij, shteti duhet ti ndihmojë kompanitë, por mundësitë janë shterur për shkak të krizave të mëparshme globale.

“E gjithë ekonomia evropiane, e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe të tjerave, është shumë e prekur nga kjo luftë, dhe ne si ekonomi e vogël dhe e hapur, e lidhur me tregjet evropiane, indirekt jemi të prekur. Tani kompanive duhet t’u jepet mbështetje për të kaluar këtë periudhë, por kjo vjen pas një periudhe dyvjeçare rraskapitjeje, me ndihmën nga kriza e mëparshme, dhe hapësira për manovrim e qeverisë është shumë e ngushtë,” tha Uzunov./Alsat.mk

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky