Agjencia Zhurnal.mk.

Uuashington post: Senati përgatitë sanksione kundër Putinit në rast të okupimit rus të Ukrainës

Senatorët demokratë amerikanë kanë përgatitur projekt ligj për pakon e sanksioneve për presidentin rus, Vlladimir Putin në rast se Moska kryen okupim ushtarak në territorin e Ukrainës, lajmëroi sot Uashington post.

 

Sipas gazetës, Shtëpia e Bardhë e mbështetë këtë projekt ligj.

Sponsor i dokumentit është Robert Menendez, demokrat nga Nju-Xhersi, kryesues me Komitetin për punë të jashtme në Senat. Ai deklaroi se ligji i dërgon porosi të qartë Rusisë: “Putini nuk ka nevojë ta shkatërrojë tërë ekonominë, as nuk duhet t’i sakrifikojë jetët e bashkëatdhetarëve të vet në tentim bosh për t’i rihartuar kufijtë e Evropës”.

Ekziston edhe një projekt ligj për masat ndëshkuese kundër Rusisë në rast të eskalimit të konfliktit me Ukrainën, i përgatitur nga senatorët republikanë. Dokumenti ka të bëjë me gazpërçuesin “Rrjedha veriore-2” nga Rusia drejt Gjermanisë, nën Detin baltik.

Administrata e presidentit Xho Bajden paraprakisht e braktisi idenë për sanksione kundër “Rrjedhës veriore-2”. Uashingtoni e bëri këtë nga shqetësimi se veprimet e tilla do t’i minojnë raportet e SHBA-së me aleatët.

Votimi për sanksionet në Senat është caktuar për më 14 janar.

Related posts

Shqetësim në SHBA për variantin e ri të coronavirusit

D V

Rritje e papritur e prodhimit industrial të Eurozonës

Z H

Britania largon nga Afganistani një grup të komunitetit LGBT

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More