Agjencia Zhurnal.mk.

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një operacion të ri në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se forcat tokësore kanë kryer një operacion të ri në Rripin e Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se aeroplanët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot (UAV) kanë mbështetur operacionin e kryer nga forcat tokësore në rajonin qendror të Gazës.

Njoftohet se gjatë operacionit njësitë e avionëve dhe artilerisë goditën zonat që pretendohet se i përkasin Brigadave Izeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, në të gjithë Gazën, veçanërisht në rajonin Shujaiyya.

Thuhet se forcat tokësore u kthyen në territorin izraelit nga Gaza pas operacionit dhe asnjë ushtar nuk u lëndua.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një operacion me tanke në veri të Gazës.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy