Agjencia Zhurnal.mk.

Ushtari ukrainas pretendon se me armën anti-tank NLAW, mund të shkatërrojë pesë tanke ruse për pesë minuta

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtarë i brigadës Konstantin Ostroshk.

 

Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase.

“Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina – qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që bartën në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një deponi e metaleve”, kanë bërë të ditur nga ushtria ukrainase.

Ky ushtar që i ka 23-vjet, filloi shërbimin ushtarak në vitin 2019.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta, pa pasur ndonjë problem”, thotë Maksim me krenari.

Ai madje shtoi se shpreson që së shpejti do të mundet temperamentin e tij ta shfaq në luftë kundër trupave ruse. 

Related posts

Paraqitja e koronavirusit në ishullin turistik kinez ka “bllokuar” dhjetëra mijëra njerëz

Xh M

Gruaja ia fali tradhtinë, vjehrri jo – 27 vjeçari dënohet me vdekje

Z.H

Deputeti britanik që vdiq pasi u ther me thikë, pati paralajmëruar ditë më parë për vendndodhjen dhe datën e takimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More