Agjencia Zhurnal.mk.

Useini beson se Prishtina do të triumfojë ndaj Drenicës

Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (18 Shtator) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndaj Drenicës, ndërsa mesfushori i skuadrës nga kryeqyteti, Muhamed Useini pret fitore.

Sfida në fjalë i takon xhiros së tetë të elitës së futbollit kosovar dhe fillon nga ora 15:00.

Skuadra kryeqytetase vjen në këtë duel pas fitores së arritur në xhiron e fundit ndaj Malishevës me rezultat 4-2.

Mesfushori Muhamed Useini ka folur për ndeshjen ndaj drenicasve për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të mirë si Drenica, e cila luan shumë mirë në shtëpi. Ne si Prishtinë do t’i marrim të gjitha masat që nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv”.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë sepse ekipi po përbëhet nga super-djemë dhe jemi duke funksionuar sikurse një familje”.

“Prishtina në çdo ndeshje synojmë për ta arritur maksimumin. Duke dhënë 100 për qind nga vetja jonë dhe si ekip. Besoj se edhe rezultati nuk do të mungojë”, ka thënë ai.

Related posts

Vazhdojnë grevat në sektorin publik, Qeveria shpreson për një zgjidhje të qendrueshme

Z.H

MASH: Studentët nga nesër do të mund të aplikojnë për ushqim të subvencionuar

Redaksia

Mariçiq: Regjistrimi është i suksesshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More