Agjencia Zhurnal.mk.

USAID bën vlerësimin e potencialit të energjisë solare në Kosovë

Me qëllim të tërheqjes së investimeve dhe përshpejtimi të zhvillimit të paneleve diellore, Agjencioni i  Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në bashkëpunim me ekspertë lokalë të mjedisit dhe shkencëtarët e të dhënave po përcaktojnë se sa energji elektrike mund të prodhohet nga energjia diellore në një numër të caktuar zonash në mbarë Kosovën.

Gjatë muajve të fundit USAID-i ka analizuar me dron mbi një milion metra katror çatish në parqet industriale dhe të biznesit në mbarë Kosovën.

Bizneseve dhe komuniteteve potenciale u prezantohet më pas me analiza bindëse të tregut dhe udhëhiqen përmes procesit të të qenit blerës dhe të kenë qasje të mundshme në financimin e tyre.

Analiza vlerëson potencialin e tyre të energjisë diellore, respektivisht se sa energji elektrike mund të prodhohet nga këto çati.

“Bizneset me mundësi të qëndrueshme solare do të prezantohen në analizën e tregut, dhe – nëse janë të interesuar – do të udhëhiqen përmes procesit për t’u bërë blerës dhe të kenë qasje në financimin e mundshëm”, thuhet në njoftimin e USAID.

Ndryshe, USAID bën të ditur se çdo zonë mbulon mesatarisht 200-250 hektarë me 100-200 çati.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy