Agjencia Zhurnal.mk.

Urime për medaljen e argjendtë të taekvondistit Dejan Georgievski

Shkup, 27 korrik – Medaljen e fituar të argjendit, taekvondistit Dejan Georgievski në Lojërat olimpike verore në Tokio në Fejsbuk ia uroi kryeministri Zoran Zaev I cili shkroi se suksesi është historik.

 

“Sukses historik për të riun Dejan Georgievski. E uroj nga zemra Dejanin dhe ekipin e tij, të cilët me sukses luftuan për medaljen e merituar. Le të jetë ky sukses nxitje për të gjithë, se me dashuri, qëndrueshmëri dhe punë të madhe, sukseset janë të pashmangshme”, shkroi Zaevi në Fejsbuk.

Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërkaq, në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Dejan Georgievski është ambasadori ynë I ri I sportit.

“Kthehet në shtëpi me medalje të argjendit, Pas 20 viteve, ja ku jemi, në piedestalin e lojërave olimpike. Le ta gëzojmë!”, shkroi shefi i diplomacisë.

Paraprakisht edhe shefi I shtetit, Stevo Pendarovski e uroi në Fejsbuk suksesin e 22-vjeçarit Georgievski, I cili sot pasdite fitoi medaljen e argjendit në LOV Tokio 2020 pasi pas luftës së madhe në finale në kategorinë mbi 80 kilogramë humbi nga rusi Vlladisllav  Larin.

“Medalja e argjendit vlen si e arit. Dejan, ti je heroi ynë olimpik. Suksesi yt është historic për Maqeodninë e Veriut”, shkroi presidenti Pendarovski.

Në profilin e tij në Fejsbuk suksesin ia uroi olimpistit maqedonas edhe ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, I cili shkroi se me argjendin e fituar Georgievski I ka sjellë shtetit gëzim të madh.

“Paraqitje e shkëlqyeshme që do të vazhdojë t’I inspirojë gjeneratat në të ardhmen të investojnë në sport, të synojnë drejt majave më të larta dh eta bashkojnë popullin tonë me fitore të shumta”, shkroi ministri Spasovski.

Lideri I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski në Fejsbuk shkroi se ky është rezultat historic dhe se meriutorë për suksesin e Georgievskit janë edhe vëllezërit Darko dhe Borçe Kstovski, të cilët, siç tha, “e pane Dejanin dhe bashkarisht bënë kampion”.

Dejan Georgievski (22) sot pasdite e fitoi medaljen e argjendit në LOV Tokio 2020 pasi që pas një lufte të madhe në finale në kategorinë mbi 80 kilogramë humbi nga rusi Vlladisllav Larin.

Related posts

Analizë: Kujt do t’i takojë Qyteti i Shkupit? LSDM dhe VMRO në garë të ngushtë për kryeqytetin

Z H

Arsovska: Nuk kemi marrëveshje me ASh-AAA për ndërmarrjet publike

D V

Osmani- Tras: Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për Mbretërinë e Bashkuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More