Shkup, 25 dhjetor – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me rastin e festës së madhe të lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve në emër të tij dhe në emër të partisë ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që e festojnë këtë festë sipas kalendarit gregorian dhe peshkopin e Shkupit dhe ekzarku apostolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dr. Kiro Stojanov.
“Të gjithë besimtarëve që sot festojnë festën e madhe të krishterë të lindjes së Krishtit – Krishtlindjet, ju dërgoj urime të përzemërta me një urim për shëndet, mirëqenie dhe paqe në ditët e festave. Kjo festë e madhe krishtere kërkon bashkim, krijimi të veprave të mira për veten, por edhe për ata që na rrethojnë, sepse me festimin e lindjes së Krishtit festojmë jetën, festojmë dashurinë, por edhe respektin e ndërsjellë dhe ndihmën reciproke”, thotë Kovaçevski.
Më tej ai thekson se këto janë vlerat që së bashku ndërtojnë një botë më të bukur për të gjithë.
“Të dashur bashkëqytetarë, të dashur besimtarë, le të vazhdojmë të kultivojmë mendimet e mira, të bëjmë vepra të mira, jo vetëm sot por çdo ditë të vitit. Qoftë e gëzuar dhe e bekuar festa e madhe e lindjes së Krishtit – Krishtlindja, që të sjellë paqe dhe gëzim në shtëpitë dhe zemrat tuaja”, thuhet në urimin e kryetarit të LSDM-së, Kovaçevski.