Agjencia Zhurnal.mk.

Uragani Fiona vazhdon të tërbohet në pjesën qendrore të Karaibeve

Uragani Fiona u është afruar ishujve Turks dhe Kaikos që nga mbrëmja e kaluar pasi stuhia solli shira të dendur në Porto Riko dhe Republikën Domenikane.

Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se Fiona ishte bërë një uragan i madh, me erëra të qëndrueshme prej 185 kilometra në orë  dhe që pritet të forcohet në ditët në vijim.

Sipas sinoptikëve, stuhia do të vazhdojë të shkaktojë përmbytje të rrezikshme për jetën në të gjithë Porto Rikon dhe pjesën lindore të Republikës Domenikane.

“Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, zona urbane dhe banesa janë katastrofike”, tha dje guvernatori i Porto Rikos. Ai vuri në dukje se shumë nga zonat u përballën me përmbytje më të këqia sesa në vitin 2017 kur uragani Maria shkatërroi ishullin.

Garda Kombëtare shpëtoi më shumë se 900 njerëz nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Të paktën dy vdekje janë raportuar dhe shumë njerëz kanë mbetur pa ujë në Porto Riko. Autoritetet thanë se energjia u ishte rikthyer më shumë se 114,000 njerëzve mbrëmë pasi stuhia ndërpreu energjinë në të gjithë ishullin.

Në Republikën Domenikane, stuhia shkaktoi mbylljen e porteve dhe plazheve.

Meteorologët presin që stuhia t’i afrohet Bermudës të enjten si një uragan i kategorisë së madhe.

Related posts

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

Xh M

Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës

Xh M

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy