Agjencia Zhurnal.mk.

Universiteti në Hong Kong heq skulpturën dedikuar viktimave të Tiananmenit

Një universitet në Hong Kong ka hequr një skulpturë që ishte vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protestave në Sheshin Tiananmen më 1989 në Pekin.

 

Skulptura e gjatë tetë metra, e quajtur “Shtylla e Turpit”, ishte një prej monumenteve të pakta në Hong Kong dedikuar shtypjes së përgjakshme të protestave.

Këshilli i Universitetit të Hong Kongut tha përmes një deklarate më 23 dhjetor se kishte marrë vendimin përfundimtar për ta hequr skulpturën gjatë një mbledhjeje të mbajtur një ditë më parë. Universiteti tha se ky vendim është bazuar “në këshillat e jashtme ligjore dhe vlerësimit të rrezikut lidhur me interesin më të mirë për Universitetin”.

Universiteti tha po ashtu se asnjë palë nuk kishte marrë ndonjë herë leje për vendosjen e skulpturës në kampusin universitar dhe se ky institucion kishte të drejtë që të ndërmerrte veprime lidhur me këtë çështje.

Shtypja e protestave në Sheshin Tiananmen është një temë tabu në Kinë dhe nuk lejohet që të përkujtohet publikisht.

Në Hong Kong, tradicionalisht është mbajtur ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave. Këto ngjarje i ka organizuar Aleanca për Mbështetjen e Lëvizjeve Patriotike e Demokratike të Kinës. Por, në dy vjetët e fundit kjo ngjarje është ndaluar nga autoritetet, që janë thirrur në rrezikun nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Që prej protestave anti-qeveritare më 2019, autoritetet kanë ashpërsuar masat në Hong Kong pasi Pekini ka miratuar një ligj të ri të sigurisë. Kritikët kanë thënë se ky ligj mund të kufizojë liritë që i ishin premtuar Hong Kongut kur Britania më 1997 ia dorëzoi kontrollin Kinës.

Related posts

Tren turistik me dritare panoramike

Z H

Kryeministrit irakian i bëhet atentat me dron, plagosen 6 persona

Z H

SHBA, nëna dhe motra varrosen në oborr për shkak të financave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More