Agjencia Zhurnal.mk.

Universiteti i Tetovës ndau bursa për studentët e ciklit të parë dhe të dytë

Tetovë, 17 nëntor – Universiteti i Tetovës me vendim të Senatit ndau bursa për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimit. Studentët e studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike janë liruar nga pagesa e participimit.

 

“Universiteti çdo vit i realizon projektet e saj dhe shënon rezultate konkrete edukative, arsimore dhe shkencore. Në pajtim me Ligjin për arsim të lartë, statusin e Universitetit dhe vendimin e Senatit dhe rektoratit, ne sot, ndajmë 64 bursa universitare për studentët e ciklit të parë dhe 22 bursa për studentët e ciklit të dytë të vitit akademik 2021/2022. I urojmë ata që i plotësuan kushtet e kërkuara për t’u ndarë bursa, dhe i fituan ato, në bazë të suksesit dhe arritjeve të tyre. Ne udhëheqësit e UT-së, edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë të punojmë në procesin shkencor-arsimor, në pajtim me kapacitetet tona, të ballafaqohemi me sfidat bashkëkohore”, theksoi Reshat Qaili, prodekan i Universitetit.

Ndarja e certifikave me vendim për lirim nga pagesa e participimit të studentëve u mbajt sot në ceremoni solemne.  

Related posts

Analizë / A mund të formohet qeveri stabile e LSDM-së, pa Zoran Zaevin?

I Z

Dita e dytë nga Forumi financiar ndërkombëtar në Shkup, në fokus ekonomia e gjelbër dhe kapitali njerëzor

Redaksia

Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor në New York, flasin për situatën në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More