Agjencia Zhurnal.mk.

Universiteti i Tetovës e thellon bashkëpunimin me Universitetin e Maltës

Tetovë, 28 Tetor – Përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri dhe Prof. Dr. Raman Ismaili, më 21 tetor 2022 u pritën në një takim zyrtar nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Kontabilitetit i Universitetit të Maltës, Prof. Dr. Emanuel Said.

 

Në këtë takim pune, përfaqësuesit e Fakulteteve të Ekonomisë nga të dy universitetet u pajtuan që përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të reja në mes këtyre njësive akademike ta intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për shkëmbim të stafit akademik në suaza të ERASMUS platformës e cila duhet të jetësohet nga viti akademik 2023/2024; të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim bilateral në realizimin e programeve të përbashkëta studimore në gjuhën angleze në studimet e ciklit të dytë; të iniciohet bashkëpunim me tyre në ndërtimin e një programi të përbashkët studimor në studimet e doktoratës; të shqyrtohen mundësitë për nxitje të projekteve të përbashkëta hulumtuese mes stafit akademik të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës dhe stafit akademik të Fakultetit për Ekonomi, Menaxhment dhe Kontabilitet të Universitetit të Maltës; të shqyrtohen mundësitë për organizim të përbashkët të konferencave shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare në formë të partneritetit mes dy institucioneve në fjalë, etj.

Takimet e tilla me karakter pune, midis Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Maltës, zhvillohen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në tetor të vitit të kaluar.

Related posts

Në ISHP kontrollohet nëse pacienti nga Kërçova ka linë e majmunëve

Xh M

Në parkun e GaziBabës vendosen elemente të reja për rekreacion

Z.H

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More