Agjencia Zhurnal.mk.

Universiteti i Kolegjit amerikan – Shkup vazhdon me mësim me prezencë fizike

Shkup, 23 gusht – Universiteti i Kolegjit amerikan – Shkup solli vendim që mësimi në semestrin e vjeshtës të vitit akademik 2021/2022 të realizohet me prezencë fizike, në bazë të standardeve më të mira arsimore evropiane dhe amerikane dhe duke i ndjekur, siç informoi, vijimet globale lidhur me pandeminë globale dhe arritjet mjekësore dhe shkencore.

“Pas analizës së situatës të Universitetit dhe duke e pasur parasysh mësimdhënien në klasë si thelbësore për arsimin më të lartë të brezave të ardhshëm, UAKS arriti në përfundimin se kushtet për mësimdhënie të sigurt në mjediset e tij janë plotësuar. Duke pasur parasysh mundësinë e mësimdhënies në grupe më të vogla, me një numër më të vogël studentësh, dhoma të mëdha, si dhe statusin e vaksinimit të stafit, këtë vjeshtë UACS pret që studentët e saj të kthehen në klasë”, informon UAKS.

Kumtoi se kuadri i profesorëve dhe administrativ është vaksinuar plotësisht, dhe për të siguruar mbrojtje më të madhe shëndetësore për të gjithë UAKS, do të zbatohen masat dhe protokollet e sigurisë. Studentët të cilët janë të vaksinuar duhet të dorëzojnë certifikatë vaksinimi.

Për më tepër, Universiteti mbetet tërësisht t’i ndjekë protokollet kundër kurbës nga shtatori 2020, që do të thotë se klasa do të ketë një maksimum prej 35 studentësh, grupet më të mëdha do të ndahen, të gjitha klasat kanë ndarje mbrojtëse për të siguruar distancën fizike, mbajtja e detyrueshme e maskave , ventilim dhe dezinfektim në klasa me një llambë UV pas çdo ligjërate.

“UAKS lë hapësirë për mësimdhënie hibride ose onlajn me video -konferenca të sinkronizuara për: kurse të mësuara nga profesorë nga jashtë, kurse që konsiderohen më të përshtatshme për t’u zhvilluar në internet ose hibride, me vendim të dekanit të fakultetit; disa kurse pasuniversitare”, kumton Kolegji amerikan.

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy