Agjencia Zhurnal.mk.

Unitedi triumfon ndaj Villarrealit dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Manchester Unitedi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Villarrealit (2-0) në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar në të tetën e finales.

Minutat e para ishin më të mira për ekipin nikoqir që rrezikoi përmes, Moi Gomez e Yeremi Pino, ndërsa më pas David de Gea bëri një pritje vendimtare në goditjen e Manu Trigueros.

Pas presionit të Nëndetëses së Verdhë në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq i rikthyen gjërat në favor të vetin duke e zhbllokuar rezultatin.

(Foto: Twitter/Dallas Reds)

Dhe ishte superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që përfitoi nga një gabim i vendasve dhe dalja e portierit Geronimo Rulli, të cilin e paraboloi (78’).

Pas një tjetër mundësie të 36-vjeçarit për të shënuar, erdhi një reagim fantastik i Jadon Sanchos, i cili me një goditje të pandalshme e vulosi fitoren.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe ka paraqitje më të mirë në ndeshjet direkte me Villarrealin, ashtu që siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales.

Skuadra spanjolle do të konkurrojë me Atalantan (që ka dy ndeshje në dispozicion) për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt.

Related posts

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg – Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

D V

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

D V

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy