Agjencia Zhurnal.mk.

UNICEF-i shënon 75 vite të themelimit

Shkup, 11 dhjetor – Në ditën e sotme para 75 viteve u themelua UNICEF-i, me qëllim që t’u përgjigjet nevojave kritike të fëmijëve, jeta e të cilëve ishte shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Derisa e kujtojmë të kaluarën, sfidat me të cilat përballen sot fëmijët kërkojnë prej nesh ta rimendojmë të ardhmen që çdo fëmijë të ketë fëmijëri më të mirë, të ardhme më të mirë dhe mundësi më të drejtë, thonë nga UNICEF-i.

 

“Nëpër dekada, së bashku me partnerët qeveritarë, dhuruesit, përfaqësuesit dhe mbështetësit, UNICEF-i u ndihmoi fëmijëve në mbarë botën. Nga ndihma afatshkurte në kohë të krizës deri tek programet afatgjate zhvillimore, sërish rimendojmë si të avancohen të drejtat e fëmijëve dhe mirëqenia e tyre”,, thuhet në kumtesë.

Nga UNICEF-i theksojnë se fëmijët sot, krahas krizës me Kovid-19 ndodhen edhe në krizë arsimore, ndryshime klimatike, sfida sociale-ekonomike të përhapura gjerësisht, varfëri në rritje dhe pabarazi.

“Ende shohim shumë fëmijë të cilët janë lënë pas dore vetëm për shkak të vendit të jetesës, të ardhurave të familjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike apo pengesave. Këto sfida na prekin të gjithëve, por më rëndë i godasin fëmijët më të ndjeshëm. Këtë javë, UNICEF-i filloi studim të ri për varfërinë shumëdimensionale të fëmijëve në Maqedoni të Veriut, duke cekur se privimi nga arsimi, zhvillimi i hershëm fëmijëror, siguria, dashuria dhe kujdesi janë mes 5 faktorët e parë që kontribuojnë për varfëri shumëdimensionale fëmijërore”, shtojnë nga UNICEF-i.

Në kumtesë ceket se investimet për avancimin e arsimit cilësor dhe inkluziv, zgjerimi i qasjes drejt arsimit parashkollor dhe shërbimeve themelore të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, mbështetja e shëndetit mendor dhe vendosja e  shërbimeve dhe programeve të reja për mbështetje të prindërve, që çdo fëmijë të rritet në mjedis të kujdesshëm familjar, sigurim i sistemit të drejtë të drejtësisë për fëmijët, duhet të shihen si investime për zgjidhje të varfërisë së fëmijëve dhe ndërtim i të ardhmes më të ndritur për të gjithë qytetarët e vendit.

“Tani, më shumë se kurdo herë më parë, na nevojitet aksion që çdo fëmijë të ketë fëmijëri më të mirë, të ardhme dhe mundësi të drejtë. Njejtë siç sërish u ngritëm nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, qëllimi ynë sot mbetet të sigurojmë rikuperim nga pandemia, duke e vënë theksin në investimet për fëmijët”, porositën nga UNICEF-i.

Ndihma e parë që UNICEF-i e realizoi, ndodhi në gusht të vitit 1947, mu për fëmijët nga vendi, në kuadër të Jugosllavisë. U dhuruan veshmbathje, këpucë, sapun dhe materiale të tjera të domosdoshme. Në vitet e pesëdhjeta, UNICEF-i bashkëpunoi me Qeverinë për përmirësimin e furnizimit me qumësht. UNICEF-i importoi pajisje për mbështetje të planit nacional për konservim të qumështit, me çka, mbi 800.000 fëmijë fituan qumësht të sigurt, të shëndetshëm, pa pagesë apo për një çmim shumë të ulët.

Në vitin 1957, UNICEF-i filloi nismën për formimin e Entit nacional për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe fëmijëve në Shkup. Në atë kohë, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve ishte madje 138,6 në 1000 fëmijë të lindur të gjallë. Në vitin 1963, UNICEF-i i mbështeti përpjekjet për ndihmë pas tërmetit tragjik në Shkup. Prej vitit 1993 – kur hapi zyre në vend pasi që ai u bë shtet i pavarur – UNICEF-i çdoherë ishte mes të parëve që siguroi mbështetje për fëmijët në kohë të krizës dhe punoi me partnerët që çdo fëmijë t’i gëzojë të gjitha të drejtat.

Gjatë historisë, UNICEF-i ndihmoi të formohet mjedis më i shëndetshëm dhe më i sigurt për fëmijët, çdokund në botë dhe në vend.

“Mbështesim reforma për përforcim të sistemit, me çka kontribuoi të ulet vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjet, më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë, çdo fëmijë të jetojë në mjedis familjar, por mbështesim edhe reforma shpesëdhënëse ndërsektoriale për fund të përjashtimit dhe për mbrojtje të fëmijëve nga dhuna, keqpërdorimi dhe anashkalimi”, theksuan nga UNICEF-i.

Derisa bashkëpunojnë me qeveritë, dhuruesit dhe organizatat e tjera, që ta rimendojnë rrugën në 75 vitet e ardhshme, nga UNICEF-i porositën se fëmijët duhet të jenë në vend të parë për investime dhe aksion. 

Related posts

Për 18 muaj do të përfundojë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë, paralajmëroi ministri Filipçe

Redaksia

Zaev: Të drejtat e qytetarëve tanë garantohen me Kushtetutë pavarësisht grupeve etnike

D V

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë, të dyja dozat gati 260 mijë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More