Agjencia Zhurnal.mk.

UNICEF dëshiron një vit të sigurtë dhe të suksesshëm shkollor

Shkup, 1 shtator – Dita e parë në shkollë është një ditë emocionuese për nxënësit. Emocioni është për shkak të fillimit të një faze të re në jetët e tyre, një fazë në të cilën zbulojnë njohuri dhe aftësi të reja, por edhe mundësitë e tyre të pafundme. Shkolla nuk është vetëm godinë. Ajo është vend për mësim, vend ku fëmijët fitojnë pavarësi, përshtaten në një rutinë e re dhe zhvillojnë relacione të rëndësishme me mësimdhënësit dhe nxënësit, porositi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani.

 

Di Xhovani thotë se dita e parë e shkollës për nxënësit e Maqedonisë së Veriut është me një rëndësi të madhe sepse për një pjesë të madhe të tyre kjo paraqet një mundësi që për herë të parë pas 54 javëve të kaluara para ekraneve digjitale të kthehen në shkolla. Sipas të dhënave kjo është një periudhë e gjatë nga mesatarja e vendeve të tjera në Evropë dhe në Azinë Qendrore, që është 25 javë.

“Prandaj hapja e sërishme e shkollave për mësim me prezencë fizike është një hap kryesor përpara drejt sigurimit se çdo fëmijë ka qasje në arsim cilësor që do t’i ndihmojë t’i ndërtojë dhe përparojë aftësitë të cilat do t’i nevojiten në jetë”, theksohet në kumtesë.

Nga UNICEF-i theksuan se edhe në kohë të pandemisë vendi me sukses po përballet edhe me modele të tjera të mësimit. Edhe krahas, pasigurisë që ekzistonte në fillim të pandemisë, kalimi ndaj mësimit onlajn paraqiste masë të nevojshme. Por, mësim i onlajn nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë dhe zëvendësim për mësim me prezencë fizike.

“Rolin të cilin e kishin mësimdhënësit në atë kohë ishte reflektim i entuziazmit të madh, këmbënguljes, krijimtarisë, si dhe cilësisë dhe profesionalizmit të mësimdhënësve në këtë vend” shtoi di Xhovani.

Përfaqësuesja e UNICEF-it thotë se mësimi me prezencë fizike u mundëson mësimdhënësve t’u ndihmojnë nxënësve kur ata kanë vështirësi në të mësuar, kur kanë nevojë për mbështetje emocionale, apo kur përballen me shqetësime dhe pengesa të tjera të cilat negativisht ndikojnë në mirëqenien e mirë të fëmijëve.

UNICEF-i e theksoi kuadrin arsimor si një shembull të mirë kur bëhet fjalë për Kovid-19, duke pasur parasysh se shtatë nga dhjetë mësimdhënës janë vaksinuar para fillimit të vitit shkollor.

“Në ditën e parë të shkollës, dua t’ju dëshiroj të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe kuadrit të shkollës një vit të sigurt dhe të suksesshëm. Fëmijët dhe të rinjtë nuk mund të rrezikojnë edhe një vit me ndërprerje të mësimit. Tani u nevojitet mbështetja jonë më shumë se kurrë më parë” porositën nga UNICEF-i.

Related posts

Danella Arsovska ka humbur imazhin e saj, tenton ta rregullojë me 92 mijë euro

Xh M

UNT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Z.H

Rritet niveli i lumenjve në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More